“Në Kamëz fitorja është e Rakipit”, Rama në 32-vjetorin e PS: Jemi shumicë vendimmarrëse falë karizmës dhe aftësisë menaxhuese e komunikuese të tij

ne kamez fitorja eshte e rakipit rama ne 32 vjetorin e ps jemi shumice vendimmarrese fale karizmes dhe aftesise menaxhuese e komunikuese te tij

Partia Socialiste ka festuar sot 32-vjetorin e krijimit. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ky përvjetor shënohet me një rezultat nga “Lokalet 2023” ku qytetarët i besuan PS-së kujdesin për rreth 95 për qind të banorëve të Shqipërisë.

“32 vjet më parë në këtë sallë mori jetë PS-ja. Sot e kremtojmë këtë ditë të shënuar të familjes sonë politike me fitoren më spektakolare të këtyre 32 vite ku shqiptarët na dhanë mandatin për të qeverisur ne 54 bashki dhe për t’u kujdesur për mbi 95% të banorëve të Shqipërisë.
Më 14 maj ne thuajse për një grusht votash e prekëm kuotën e 800 mijë votave, rezultati ynë më i lartë ndonjëherë. Si asnjëherë më parë, PS është forcë e parë në 57 këshilla bashkiakë. Kundërshtarët tanë prekën kuotën e tyre më të ulët historike, që nga dita kur më keni besuar drejtimin e PS-së me një numër këshilltarësh dy herë e gjysmë më i ulët se i yni. Për herën e tetë në 9 beteja të këtyre viteve ata u përbetuan para pasqyrës së mbrëmjes për përmbysjen e madhe të regjimit antipopullor dhe për të tetën herë e nisën mëngjesin tjetër përmbys mbi pasqyrën e një disfate dhe më të madhe se e mëparshmja.
Si ngaherë në jermin e shpartallimit ia morën avazit të vjetër bajat të grabitjes së fitores nga bandat e shtetit dhe të krimit. Ndërkohë që do iu mjaftonte të shkonin një ditë vizitë në Kamëz për të çfarë ka ndryshuar dhe për të parë pse dhe kahja e votës ndryshoi aq tronditshëm për ta më 14 maj. Ne jemi sot shumicë vendimmarrëse në këshillin bashkiak të Kamzës, ku në radhë të parë falë karizmës, pasionit, vullnetit dhe aftësisë menaxhuese dhe patjetër dhe komunikuese, oratorike të Rakip Sulit, komuniteti mbase më i lënduar nga thika e politikës përçarëse të sundimtarëve të vet prej 3 dekadash u bashkua rreth kryebashkiakut të ri si një familje e madhe në një shtëpi të re nga e cila banorët e Kamzës nuk duan të dalin më.
Në Kamëz fitorja nominale është e Rakipit dhe e PS-së, por fitorja reale është e komunitetit, i cili duke votuar mbi 60% për të vazhduar vetëm përpara bëri një akt emancipimi në radhë të parë qytetar dhe pastaj politik sepse e thatë qartë me një votë spektakolare dua të shërbehem mirë për ata që zgjedh”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts