“Në kampin e MEK ka pasur aktivitet të pambikëqyrur”, eksperti i sigurisë: Sulmet kibernetike të Iranit mund të kenë ardhur prej tyre

ne kampin e mek ka pasur aktivitet te pambikeqyrur eksperti i sigurise sulmet kibernetike te iranit mund te kene ardhur prej tyre
ne kampin e mek ka pasur aktivitet te pambikeqyrur eksperti i sigurise sulmet kibernetike te iranit mund te kene ardhur prej tyre

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Adrian Shtuni, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar ndërhyrjen e policisë në kampin e muxhahedinëve në kampin MEK.

Ai u shpreh se rezistenca e anëtarëve të MEK ishte e papërshtatshme dhe se ata duhet t’i bindeshin kontrollit të policisë që erdhi si urdhër i prokurorisë shqiptare, pasi ata janë nën juridiksionin e këtyre autoriteteve.

Sipas tij në atë kamp janë kryer disa aktivitete të pambikëqyrura, gjë që mund të ketë sjellë edhe sulmet kibernetike të grupeve iraniane ndaj Shqipërisë në muajt e shkuar, duke qenë se ata vetë mund të jenë sulmuar nga kampi që ndodhet në territor shqiptar.

Ai shtoi se nëse sulmet ndaj Iranit gjenerohen nga territori i Shqipërisë, atëherë vendi kthehet në një objektiv për sulmet e tilla kibernetike.

“M’u duk e papërshatshme ajo që ndodhi. Ka një urdhër për kontroll dhe çdo person që ndodhet në juridiksionin e autoriteteve shqiptare duhet t’u bindet urdhrave. Nuk ka pse bëhet rezistencë nëse policia ka shkuar për të zbatuar urdhrin e prokurorisë. Proporcionaliteti i forcës është çështje tjetër. Duhet të mbështesim policinë që ka shkuar për të kryer detyrën dhe të mos verbohemi nga politika dhe qëndrimet e saj.

Lobi i opozitës iraniane është mjaft i fuqishëm. Unë nuk jam i habitur për aktivitetet që pretendohet se janë kryer brenda kampit MEK. Në atë kamp ka aktivitete të pambikëqyrura. Autoriteti më i lartë që ka vizituar kampin ka qenë Mike Pence, zv.presidenti i SHBA-ve. Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë ishte sulm terrorist i pastër, nuk ka diskutim. Është ngritur shqetësimi se ka pasur aktivitete kibernetike nga Irani që vinin nga territori shqiptar. Ka disa aktivitete që duheshin mbikëqyrur.

Grupet e lidhura me regjimin e Teheranit, Homeland Justice ka një simbol që sulmon simblin e MEK. Pavarësisht ku qëndrojmë ne ndaj Iranit, ata janë shtet sovran dhe kanë territorin e vetë. Nëse sulmet origjinohen nga Shqipëria, vendi kthehet në objektiv për sulme të tilla kibernetike. Ashraf nuk ka status të veçantë dhe ata që jetojnë aty janë subjekt i ligjeve shqiptare”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts