Në Kazakistan arrestohet për tradhti ish-shefi i Shërbimeve Sekrete

ne kazakistan arrestohet per tradhti ish shefi i sherbimeve sekrete
ne kazakistan arrestohet per tradhti ish shefi i sherbimeve sekrete

14:16 08/01/2022

Forcat qeveritare të sigurisë po rimarrin kontrollin pas protestave të dhunshme

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur se autoritetet kazake e kanë kapacitetin për t’u marrë me protestat ndaj nuk është e qartë pse ata ndjejnë nevojën për çdo ndihmë nga jashtë duke iu referuar prezencës së trupave ruse në Kazakistan.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Departamentin e Shtetit, Blinken ka inkurajuar palët në Kazakistan që të gjejnë një zgjidhje paqësore.

Nën presionin e protestave mbarëkombëtare të nxitura nga një rritje e çmimeve të disa karburanteve, Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev kërkoi ndihmë nga një organizatë shumëkombëshe e Traktatit të Sigurisë Kolektive një aleancë ushtarake euroaziatike e pesë ish-republikave sovjetike dhe Rusisë.

Trupat ushtarake nga Rusia, Bjellorusia, Armenia, Taxhikistani dhe Kirgistani janë vendosur në territorin e Kazakistanit për të shuar trazirat. Policia përdori gaz lotsjellës dhe granata tymuese ndaj protestuesve ndërsa është dëmtuar rëndë imazhi i Kazakistanit si një vend politikisht i qëndrueshëm.

Ministria e Brendshme e Kazakistanit ka njoftuar se 26 protestues kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në demonstratat antiqeveritare. Të paktën 18 oficerë sigurie janë vrarë dhe 95 të tjerë janë plagosur. Më shumë se 200 protestues janë arrestuar.

Forcat qeveritare të sigurisë duket se po rimarrin rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almaty, pas disa ditësh dhune dhe përleshje me focat antiqeveritare që pasuan dyfishimin e çmimit të gazit të lëngshëm që përdoret masivisht nga popullsia vendase për furnizimin e makinave.

Ish-kreu i agjencisë së Shërbimeve Sekrete Karim Masimov, një aleat i ngushtë i Presidentit themelues të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev u arrestua me dyshimin për tradhti kombëtare. Masimov është vendosur në një qendër të përkohshme paraburgimi, së bashku me të burgosur të tjerë. Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe shumë ndërtesa publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në protestat më të dhunshme të përjetuara nga ish-republika sovjetike në 30 vitet e pavarësisë nga Moska.

Presidenti i mbështetur nga Rusia Kassym-Jomart Tokayev urdhëroi trupat e tij ushtarake “të qëllojnë për të vrarë” pa paralajmërim protestuesit në përpjekje për të shtypur kryengritjen mbarëkombëtare. Presidenti kazak tha se situata po përmirësohej në qytetet e goditura nga protestat pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ai deklaroi se pas dhunës në Kazkistan, qëndronin provokatorë dhe ekstremistë vendas dhe të huaj.

Presidenti Tokayev shpalli 10 Janarin si ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat e shumta njerëzore pas ngjarjeve tragjike në një sërë rajonesh të vendit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts