Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge prej 8 vitesh, i riu shqiptar arrestohet në Itali

ne kerkim nderkombetar per trafik droge prej 8 vitesh i riu shqiptar arrestohet ne itali
ne kerkim nderkombetar per trafik droge prej 8 vitesh i riu shqiptar arrestohet ne itali 1

Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Mësohet se ai u kap në autostradën Viareggio teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër. I riu ishte shpallur në kërkim për 8 vitesh nga drejtësia shqiptare.

Sipas mediave italiane pas identifikimit nga efektivët e policisë i riu shqiptar është arrestuar pasi rezultoi se ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sakaq, pritet që pas arrestimit ai të ekstradohet drejt Shqipërisë ku do të përballet me dënimin prej 7 vitesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts