Në kërkim pasi ishte dënuar për plagosje, arrestohet në Kakavijë 28-vjeçari (EMRI)

ne kerkim pasi ishte denuar per plagosje arrestohet ne kakavije 28 vjecari emri
ne kerkim pasi ishte denuar per plagosje arrestohet ne kakavije 28 vjecari emri

Policia ka arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, një 28-vjeçar i cili tentoi të hynte në territorin tone, pasi ishte shpallur në kërkim.

Enea Arapi ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

28-vjeçari, më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një person.

PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eleminimin e radhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit në sezonin turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive që mund të zhvillohen duke përfituar nga fluksi i lartë.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq.

Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me send të fortë (kaçavidë), një shtetas.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts