Në kërkim për një vrasje në vitin 2019, arrestohet shqiptari në Britani. Si u shtrinë hetimet në disa shtete përfshirë Shqipërinë derisa…

ne kerkim per nje vrasje ne vitin 2019 arrestohet shqiptari ne britani si u shtrine hetimet ne disa shtete perfshire shqiperine derisa
ne kerkim per nje vrasje ne vitin 2019 arrestohet shqiptari ne britani si u shtrine hetimet ne disa shtete perfshire shqiperine derisa

I dyshuari kryesor për vdekjen e Soufin Mhara, një të riu 24-vjeçar me origjinë marokene, i cili u godit me thikë jashtë një lokali në Salceda de Caselas (Pontevedra) në 2019, është arrestuar në Mbretërisë së Bashkuar dhe do të ekstradohet në Spanjë. Garda Civile spanjolle sqaron se arrestimi i këtij personi, një 30-vjeçar me kombësi shqiptare dhe me histori të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, ka ndodhur më 6 janar në qarkun Cheshire (Angli).

Siç raportohet nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Galicias, i arrestuari do të mbërrijë nesër në Spanjë, pas së cilës do të sillet para një gjykate për futjen e tij në burg. Për identifikimin e të dyshuarit, thelbësore kanë qenë procedurat e kryera në kuadër të hetimeve të drejtuara nga gjyqtari i O Porriño, ndër të cilat bien në sy deklaratat e dëshmitarëve, të cilët kanë kontribuar edhe me video dhe fotografi nga dita e ngjarjes. Fotografia e vrasësit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi kreu krimin, tregonte një profil të pjesshëm të një mashkulli dhe u publikua në media në fund të vitit 2020.

Përveç kësaj, hetuesit përpunuan me kujdes të gjitha të dhënat dhe specialistët nga laboratori i krimit i komandës Pontevedra morën një profil gjenetik ‘të dyshimtë’, i cili, kur krahasohej me bazat e të dhënave të policisë, nxori kandidatë të shumtë.

Vetëm në fillim të vitit 2022 hetimi arriti ta zvogëlojë këtë diapazon në një të dyshuar të vetëm, duke përgatitur kështu procedimin drejtuar gjyqtarit hetues të çështjes, i cili përfshinte disa raporte teknike.

Pas këtyre të dhënave, policia u përqendrua në gjetjen e këtij personi, ndaj të cilit kishte një urdhër tjetër arresti të lëshuar nga një gjykatë në Cambados për përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Informacione të ndryshme tregonin se ai ishte larguar nga territori kombëtar pas kryerjes së vrasjes dhe hetuesit arritën të ndiqnin gjurmët e tij nëpër vende të ndryshme, duke përfshirë Portugalinë, Francën, Italinë, Shqipërinë, Greqinë dhe së fundi në Mbretërinë e Bashkuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts