Në kërkim të burimeve, Kina nis punën për shpimin e pusit deri në koren e Tokës

ne kerkim te burimeve kina nis punen per shpimin e pusit deri ne koren e tokes

ne kerkim te burimeve kina nis punen per shpimin e pusit deri ne koren e tokes

09:12 31/05/2023

Kina po kryen punime për shpimin e pusit më të thellë në gjithë shtetin, në rajonin e Xinjiang. Sonda në këtë vend të pasur me naftë do të depërtojë në më shumë se 10 shtresa kontinentale, ose shtresa shkëmbi dhe do të arrijë deri në shtresat e fundit të kores së Tokës, ku studiuesit besojnë se ndodhen shkëmbinj që datojnë rreth 145 milionë vjet më parë.

Një shkencëtar në Akademinë Kineze të Inxhinierisë është shprehur se ky projekt është mjaft i vështirë.

Vështirësia e procesit të shpimit mund të krahasohet me një kamion të madh që lëviz në dy kabllo të hollë çeliku”, tha ai.

Ndërkohë presidenti kinez Xi Jinping u bëri thirrje disa prej shkencëtarëve kryesorë që të eksplorojnë sa më shumë Tokën. Një punë e tillë mund të identifikojë burimet minerale dhe energjetike dhe të ndihmojë në vlerësimin e rreziqeve të fatkeqësive mjedisore, të tilla si tërmetet dhe shpërthimet e vullkaneve.

Vrima më e thellë e krijuar nga njeriu në Tokë është ende gropa ruse Kola Superdeep, e cila arriti një thellësi prej 12,262 metrash në 1989, pas 20 vitesh shpime./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts