“Në kërkim të së kaluarës”, rrëfimi për skocezin që bleu një fshat të tërë në Itali. Historia frymëzuese e biznesmenit

ne kerkim te se kaluares rrefimi per skocezin qe bleu nje fshat te tere ne itali historia frymezuese e biznesmenit
ne kerkim te se kaluares rrefimi per skocezin qe bleu nje fshat te tere ne itali historia frymezuese e biznesmenit

Italia vitet e fundit ka shitur qindra shtëpi të rrënuara për asgjë, falë një plan programi për të tërhequr banorë të rinj, duke shkaktuar një valë rigjenerimi për komunitetet rurale.

Për një burrë, blerja e një shtëpie të vetme nuk ishte e mjaftueshme. Ai bleu një fshat të tërë.

Biznesmeni skocez, Cesidio Di Ciacca, sapo ka përfunduar rinovimin e Borgo I Ciacca, një fshat rural që daton nga vitet 1500 dhe historikisht është emëruar sipas familjes së tij.

Ndodhet në rajonin e egër dhe të thyer të Ciociaria, midis Romës dhe Napolit, në “këmbët” e qytetit të Picinisco.

“Në fund të shekullit të XX-të, gjyshërit e mi Cesidio dhe Marietta u larguan nga fshati në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”, tha Di Ciacca për CNN duke shtuar se “ata migruan në Skoci, duke lënë pas fshatin e tyre të lindjes, i cili ra në harresë për gjysmë shekulli”.

“Ishte një vend fantazmë. Fillova ta rinovojë më shumë se dhjetë vjet më parë. Ishte një detyrë e madhe, por tani më në fund sërish është gjallëruar”.

I joshur nga nostalgjia për tokën e të parëve të tij dhe pasi kishte krijuar pasuri në saje të punës si avokat dhe konsulent, Di Ciacca vendosi të kthehej për t’i dhënë frymë fshatit që familja e kishte lënë pas dhe për të rigjallëruar ekonominë lokale.

Dikur një grup banesash të ndërtuara prej gurëve, hambarë, dhoma pa dritare e dyer të plasaritura si dhe shkallë të paqëndrueshme, tashmë fshati ka ndërtesa të stiluara mjeshtërisht me një shteg panoramik dhe pamje nga kodrat e blerta.

Aty ju pret një “restorant” verorë, një sallë konferencash, një bibliotekë dhe dy suita për të akomoduar mysafirët që dëshirojnë të qëndrojnë më gjatë. Në vreshtat e pronës rritet rrushi Maturano, një varietet i humbur më parë.

Di Ciacca ka lindur në fshatin e peshkimit Cockenzie, jashtë Edinburgut, por thotë se gjithmonë ka pasur një dashuri të thellë për tokën e vendlindjes.

“Familja ime nuk e humbi kurrë lidhjen me origjinën e saj”, thotë ai. “Çdo verë, kur isha fëmijë, prindërit e mi më sillnin këtu për të vizituar të afërmit tanë. Ndërsa rritesha vizitat e mia u bënë më të shpeshta derisa vendosa të nisja një mision jetësor për t’u rilidhur plotësisht me rrënjët e mia dhe për të sjellë trupat e pajetë të familjarëve në fshat”.

140 ish pronarë

Hapi i parë ishte gjurmimi i të gjithë 140 pronarëve të pronave së fshatit prej 30 hektarësh – një proces i gjatë dhe i ndërlikuar gjersa u bë më i vështirë nga fakti se emigracioni i kishte shpërndarë nëpër botë.

“Fshati ishte i copëtuar dhe i ndarë midis kaq shumë trashëgimtarëve që shpesh zotëronin vetëm një cep të një shtëpie, kullotë, pyje ose tokë bujqësore, ose thjesht një pemë ulliri”, thotë Di Ciacca.

Sipas ligjit italian që daton në epokën e Napoleonit, pronësia nuk i kalon trashëgimtarit më të madh, por çdo fëmije. Përgjatë gjeneratave të shumta, që mund të ndajnë zotërimin në shumë familje.

Banori i fundit i fshatit, thotë Di Ciacca, ishte një kushërire e largët, e cila vdiq në vitin 1969. Gjatë 50 viteve të ardhshme, fshati tashmë i rrënuar u “kalb” edhe më shumë.

Mbetjet e jetesës së mëparshme mund të shiheshin ende kudo, duke përfshirë balonat e verës dhe gozhdat në tavanet e ndërtesave që përdoreshin për të varur salsiçe për t’u tharë.

Kur gërmimi filloi përfundimisht për rinovimin, u zbuluan lugë të vjetra, monedha dhe simbole fetare.

Di Ciacca thotë se i duhej të merrte të gjithë fshatin në mënyrë që të fillonte punën e restaurimit për shkak të enigmës së ndërlikuar të pronësisë.

“Më u deshën vite për të blerë të gjitha aksionet, duke i ofruar çdo pronari të vogël një çmim me vlerën e tregut të tokës, edhe nëse parcela e tokës nuk ia vlente, kështu që të gjithë kishin një ofertë të njëjtë”, pohoi ai.

Regjistri lokal i tokës dhe i kishës e ndihmoi në identifikimin e shumë pronarëve, por gjuetia gjenealogjike e Di Ciaccas ishte e mundur, thotë ai, sepse ende ekzistonin lidhjet familjare dhe fqinjësore.

“Pra, një kushëri i parë e njihte një kushëri tjetër dhe kështu me radhë, si një zinxhir. Kryesisht nga gojëdhënat dhe kujtesa”, thotë ai dhe shtoi, “gjithashtu komuniteti i emigrantëve në Edinburg, ku shumë ishin shpërngulur, më ndihmoi në kërkim”.

Di Ciaccia-s iu desh të punonte shumë për të bindur disa të afërm që të jepnin pjesët e tyre të fshatit. Edhe pse nuk kishin asnjë përdorim për pronat, ata hezituan t’i shisnin për arsye sentimentale.

Pavarësisht se nuk zbuloi detaje se sa investoi, Di Ciaccia pranon se ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme për ringjalljen e fshatit, ku shumica e parave shkuan për rindërtim.

“Oh! Unë as nuk dua të mendoj për këtë”, thotë ai. “Sigurisht shumë, ishte një iniciativë e çmendur”.

Jeta e re

Përpara “shkatërrimit”, Borgo Di Ciacca ishte një mikrokozmos i lulëzuar ku gjithsej 60 njerëz jetonin në banesa të vogla prej gati 50 metrash katrorë – afërsisht gjashtë familje gjithsej.

Si pjesë e rindërtimit, banesave të vjetra u janë rinovuar furrat e tyre deri në tavan dhe vatrat e zjarrit. Tani ato përdoren për “festa picash” dhe takime verore. Mobiliet antike ishin në çdo dhomë.

Borgo Di Ciacca feston gjithashtu traditat e kuzhinës lokale. Gjatë seminareve, ngjarjeve të ndryshme dhe darkave, mysafirëve u shërbehet ushqim i shijshëm si djathi i deleve, rikota me djathë dhie dhe pjata me proshutë të kalitur.

“Gjithçka filloi si një hobi, më pas kuptova se duhej ta bëja këtë ëndërr timen në një biznes të qëndrueshëm”, thotë Di Ciacca. “Kur vajza ime Sofia vendosi të linte punën e saj të korporatës dhe të kujdesej për vreshtat, unë e ktheva borgon në një fermë rurale që prodhonte mjaltë, reçelrat, verë dhe ekstra vaj ulliri dhe duke nisur aktivitete të ndërgjegjshme për mjedisin”.

Fshati prej 2500 metrash katrorë tani ka një qendër të vogël kulturore dhe sallë konferencash për takime akademike, agrare dhe ushqimore. Ka gjithashtu një mensë me pika për të shijuar verën dhe një kuzhinë për mësime gatimi. I gjithë borgo ka ngrohje nën dysheme dhe Wi-Fi të fuqishme.

Që nga vjelja e parë në vitin 2017, vera e saj ka fituar tre çmime ndërkombëtare të argjendta dhe tani eksportohet edhe jashtë vendit.

Maratonat bukolike mbahen në pranverë, me njerëz që vrapojnë lart e poshtë vreshtave dhe më pas pushojnë në sheshin e vogël ku dikur fshatarët takoheshin për të biseduar mbrëmjeve pasi punonin në fusha.

Është krijuar një “kopsht social” me prodhime të freskëta, që bashkon grupe fëmijësh për mësime mbi jetën rurale, ndërsa këtë vit nis një shkollë gastronomie.

“Nuk i ndërrova dhomat brenda, ruajta dekorin origjinal dhe atmosferën rurale me muret prej guri të grirë dhe dyert e vjetra të trasha prej druri me bulona metalike”, thotë Di Ciaccia. “Ngjyrat e ndryshme të banesave është saktësisht se si ato janë pikturuar fillimisht, secila ngjyrë tregon një periudhë të ndryshme kohore”.

Megjithatë, gjurmimi i 140 të afërmve ishte një copë tortë në krahasim me përballjen me burokracinë italiane, thotë Di Ciacca, duke pranuar se nxjerrja e dokumenteve ishte zhgënjyese. Ai ka punësuar të rinjtë vendas për t’u kujdesur për biznesin gjersa është në Skoci.

Kur shpërtheu pandemia, Di Ciacca e gjeti veten të mbërthyer në fshat gjersa thotë se ajri i pastër dhe vendndodhja ishin një dhuratë nga perëndia. Së bashku me gruan, djalin, vajzën dhe nipërit e mbesat, ai tani e kalon pjesën më të madhe të vitit në shtëpinë stërgjyshore.

Një atmosferë mistike

Peizazhi rreth fshatit është i mbushur me abaci, manastire dhe vende pelegrinazhi të famshme për shfaqjet e Virgjëreshës Mari.

“Njerëzit prehistorikë e zgjodhën atë si shtëpinë e tyre dhe shumë shenjtorë enden në këtë luginë të besimit, nga Shën Thomai i Akuinës deri te Shën Benedikti. Është magjike”, tha ai.

Gjatë mesjetës, Ciociaria ishte një udhëkryq i barinjve, vetmitarëve dhe shenjtorëve. Në vitet 1800 ishte strofull e të jashtëligjshmit më të kërkuar të Italisë, Domenico Fuoco. Më pas emigracioni dhe një sërë fatkeqësish natyrore e tkurrën popullsinë vendase. Sot është një nga sekretet më të ruajtura të Italisë.

Fshati është vendi ku babai i Di Ciaccas, Johnny, lindi para se nëna dhe babai i tij ta dërgonin në veri në Skoci, ku ata filluan një biznes akulloresh.

Për më shumë se 500 vjet, ajo i përkiste familjes së tyre dhe si trashëgimtari i vetëm i gjallë i interesuar për ta ringjallur atë, Di Ciacca dëshiron të mbrojë të ardhmen e saj.

“Unë dua që ky fshat të jetë një qendër kryesore për të gjithë italo-skocezët jashtë vendit që duan të kthehen dhe të rilidhen me origjinën e tyre dhe ndoshta edhe të ndihmojnë territorin e tyre të lindjes duke nisur aktivitete dhe mundësi për rritje”, thotë ai.

Ka gjithashtu plane për hapjen e një akademie agroushqimore në fshat, por deri më tani pandemia ka ngadalësuar gjithçka duke përfshirë edhe partneritetet me universitetet evropiane se si të ruhen dhe të ndiqen traditat rurale.

Për dikë që ka arritur të bindë 140 njerëz që të heqin dorë prej pjesës së tyre të vogël të pronës për të krijuar një projekt të madh, nuk duhet të jetë shumë e vështirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts