“Në këtë qeverisje faji ka emër dhe fytyrë!”- Interpelancë në Kuvend për skandalin në Onkologjik, ministrja e Shëndetësisë: Secili prej mjekëve duhet të përgjigjet për çdo veprim

ne kete qeverisje faji ka emer dhe fytyre interpelance ne kuvend per skandalin ne onkologjik ministrja e shendetesise secili prej mjekeve duhet te pergjigjet per cdo veprim



































Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë fjalës së saj në Kuvend në interpelancën e kërkuar nga Partia Demokratike në lidhje me skandalin në spitalin Onkologjik, pranë QSUT, ku mjekët nuk u jepnin pacientëve mjekimin e duhur dhe i orientonin në klinikat private, është shprehur se secili prej mjekëve nën akuzë duhet të përgjigjet për çdo veprim që ka kryer.

albana kociu

Ajo u shpreh se “në këtë qeverisje faji ka emër, fytyrë dhe jo përgjithësime”, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë duhet të hetojnë me zero tolerancë çdo individ që ka abuzuar me misionin e mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve.

“Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë. Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike”, tha ministrja më tej.

Sipas saj, tentativa për të politizuar ngjarjen, për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar dhe që do të rezultojë i dështuar.

Pjesë nga fjala e saj

Do të përpiqem të sqaroj përmbledhtazi gjithçka në lidhje me këtë ngjarje për të cilën jemi pozicionuar qartazi, qoftë politikisht por edhe nëpërmjet akteve dhe vendimeve të marra.

Së pari dua të sjell në vëmendje reagimin dhe qëndrimin në tërësi të qeverisë dhe në veçanti të Kryeministrit, i cili duke vlerësuar posaçërisht situatën u angazhua personalisht për të qartësuar pozicionin institucional që kemi ndaj çdo fenomeni që bie ndesh me qasjen tonë të cilën unë do ta përkufizoja me devizën punë dhe nder.

Pikërisht kjo devizë, që e gjej të mishëruar në mënyrën sesi përpiqemi të qeverisim sa më mirë dhe me përkushtim, më bën të ndjehem e nderuar që kontribuoj në këtë kabinet qeveritar që nuk iu shmanget përgjegjësive apo sfidave të çfarë do lloj niveli apo vështirësie qofshin ato.

Ne jemi ata që marrim përgjegjësitë dhe përballemi me to duke mos i shmangur apo mbuluar ato, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mendësisë reminishencat e së cilës janë të ekspozuara qartazi edhe në skandalin që ndodhi me një grup individësh, që kanë thyer çdo element njerëzor e profesional në spitalin Onkologjik. Në këtë qeverisje faji ka emër, ka fytyrë dhe jo përgjithësime.

Ne kemi vendosur një standard i cili është i vetmi që aplikohet dhe është i barabartë dhe i njëjtë për të gjithë: Kushdo që provohet fajtor, nuk ka më punë me këtë qeveri, as me këtë familje politike!

Ky standard vlen edhe për mjekët e vendosur nën akuzë!

Secili prej tyre, duhet të përgjigjet për çdo veprim të kryer që në vlerësimin timin personal, të institucionit që përfaqësoj dhe qeverisë gjithashtu përbën faj të rëndë e të patolerueshëm në nivelet e një krimi që hyn te veprat kriminale.

Sigurisht,  dukshëm standardi sesi ne kemi transformuar mendësinë e përgjegjësisë ndaj angazhimeve e detyrimeve publike në çdo aspekt, nuk do të kishin kuptim pa implementimin reformës në drejtësi e cila bën dhe ndarjen e qartë mes përgjegjësisë për të qeverisur,  për t’u qeverisur dhe për t’u distancuar e ndëshkuar çdo akt të papërgjegjshëm i kryer me ose pavetëdije.

Në lidhje me zullumin qe doli ne dritë në Spitalin Onkologjik, dua të theksoj se Ministria e Shëndetësisë, që në momentin e parë në të cilën u mësua lajmi për zbulimet paraprake të Prokurorisë, reagoi menjëherë dhe bëri thirrje publike për të zbardhur deri në fund ngjarjen.

Dhe gjej rastin të përsëris të njëjtin qëndrim edhe sot për të inkurajuar organet e drejtësisë të hetojnë me zero tolerancë dhe të nxjerrin para përgjegjësisë ligjore çdo individ që është implikuar dhe ka abuzuar me misionin e shenjtë të mjekut në dëm të shëndetit të qytetarëve, me pasoja edhe zhvatjeje për ta.

Por ndërsa shpreh këtë qëndrim të prerë për ata abuzues, dal, jam dhe do të jem krah dhe në mbrojtje të çdo anëtari të trupës spitalore të QSUT dhe jo vetëm që profesionin e ka të shenjtë dhe bluzën e bardhë të panjollosur nga korrupsioni dhe as nga korruptimi politik.

Tentativa për të politizuar ngjarjen për të futur ndasi dhe diversion mes mjekëve dhe trupës drejtuese të shëndetësisë është një akt i shëmtuar, por për më tepër do të rezultojë dhe i dështuar.

Ju jeni në të drejtën tuaj për të përdorur për kapital politik jo vetëm shëndetin por edhe vdekjen. Kjo është çështje zgjedhjeje.

Por nder nuk ju bën dhe asgjë s’do arrini sepse jeni shumë të lexueshëm në hipokrizinë tuaj për t’I qarë hallin njerëzve.

Në fakt jeni ju për t’iu qarë hallin se jeni katandisur të improvizoni politikisht çfarë t’iu sjellë rastësia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts