Në kohë tensionesh/ Aeroplanët ushtarakë rusë fluturojnë mbi Bjellorusinë, publikohen pamjet

Ministria e Mbrojtjes në Rusi ka publikuar një video ku shihen dy aeroplanë bombardues të tipit Tu-22M3 në hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Ministria ruse tha se bombarduesit e tipit “Tu-22M3” e patrulluan hapësirën ajrore dhe ndihmuan në testimin e sistemit të përbashkët të mbrojtjes ajrore të Bjellorusisë e Rusisë, shkruan Independent.

Këto zhvillime vijnë në një kohë të tensionuar në kufirin Bjellorusi-Poloni.
Bashkimi Evropian e ka akuzuar regjimin e Presidentit Aleksander Lukashenko se po përpiqet të krijojë jostabilitet me një valë të re të migrimit masiv drejt Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit e BE-së pretendojnë se Bjellorusia është duke u hakmarrë për sanksionet që blloku ia ka vendosur qeverisë autoritare të Lukashenkos për shtypjen brutale të protestave e pakënaqësive brenda vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *