“Në krah të Kosovës”, Basha dënon sulmin ndaj policisë dhe bën thirrjen: Beogradi të distancohet dhe të dënojë ngjarjen!

ne krah te kosoves basha denon sulmin ndaj policise dhe ben thirrjen beogradi te distancohet dhe te denoje ngjarjen
ne krah te kosoves basha denon sulmin ndaj policise dhe ben thirrjen beogradi te distancohet dhe te denoje ngjarjen

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku një efektiv humbi jetën dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha theksoi se PD është në krah të Kosovës, ndërsa i bën thirrje autoriteteve të Beogradit që të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë.

REAGIMI I BASHES
Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit

I tronditur nga vrasja e punonjësit të Policisë së Kosovës dhe plagosja e një tjetër punonjësi ne Leposaviq. Mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe kolegët e punonjësit që humbi jetën në krye të detyrës si dhe për daljen nga rreziku e shërimin e kolegut të tij të plagosur. Në këtë çast kritik të betejës kundër krimit jemi në krah të punonjësve të Policisë së Kosovës dhe autoriteteve të vendit teksa punojnë për vënien e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë para ligjit.
Ju bëj thirrje autoriteteve të Beogradit të dënojnë dhe të distancohen prerazi nga kjo ngjarje e rëndë dhe nga gjuha e aktet destabilizuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts