Në kulmin e debatit për shkarkimin e Presidentit, “Defender Europë 2021” bën bashkë Ramën dhe Metën



Stërvitja ushtarake amerikane “Defender Europë 2021” ka bërë bashkë Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

meta me ramen ne defender

Në kulmin e debatit, për shkarkimin e Kreut të Shtetit, sot Rama dhe Meta janë reshtuar krah njëri-tjetrit, ku edhe do të mbajnë fjalim para përfaqësuesve të NATO-s.

“Nis në Portin e Durrësit stërvitja e madhe, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë  ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi”, shkruan Rama në Facebook.

KËRKESA PËR SHKARKIMIN E PRESIDENTIT

Kërkesa për shkarkimin e presidentit Meta u formalizua dje nga 50 deputetë socialistë të Kuvendit, mes të cilëve dhe dy nga opozita parlamentare. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha se kërkesa për shkarkimin e kreut të shtetit është bërë për shkak se para dhe gjatë fushatës elektorale, Presidenti Meta sipas tij “ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *