Në kushte të tmerrshme, ligjvënësi publikon foto të ambienteve ku mbahen fëmijët migrantë në kufirin amerikan

Administrata e Presidentit Joe Biden është përpjekur për javë të tëra të mos lejojë publikimin e imazheve si ato që u publikuan të hënën ku shfaqeshin fëmijë migrantë në paraburgim në kufirin amerikan duke fjetur mbi qilima, mbuluar me batanije prej alumini, ndarë me qese plastike, në disa grupe.

Zyrtarët e administratës kanë refuzuar ta quajnë krizë ndalimin e më shumë se 15,000 fëmijëve në SHBA, ose kushtet në të cilat ata po jetojnë.

Zyrtarët kanë ndaluar përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse të cilët kryejnë mbikëqyrje që të hyjnë në një çadër të Patrullës Kufitare ku mijëra fëmijë dhe adoleshentë mbahen të ndaluar. Agjencitë federale kanë refuzuar ose injoruar kërkesat nga media për qasje në vendet e paraburgimit. Një qasje e tillë i është dhënë mediave disa herë nga administrata e ish-Presidentit Donald Trump. Presidenti Biden është zotuar se do ta ndryshojë politikën kufizuese ndaj imigracionit që zbatonte administrata Trump.

Tashmë zoti Biden përballet me kritika në rritje për atë që shihet si përpjekje për të fshehur situatën.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha të hënën se “administrata ka një angazhim për transparencë për t’u siguruar mediave të ketë mundësi për të raportuar çdo aspekt të asaj që po ndodh në kufi”.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki shtoi se Shtëpia e Bardhë po punonte me zyrtarë nga Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Departamentit të Shëndetësisë e Shërbimeve Njerëzore për të “përfunduar detajet” dhe tha se shpresonte të kishte një azhurnim në “ditët në vijim”./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *