“Në lista për deputetë të PS-së drejtorë që kanë shkaktuar gjakderdhje financiare”/ Ditmir Bushati: E prisja vendimin e Edi Ramës për…

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe deputeti aktual i Partisë Socialiste, e quan të padrejtë vendimin për ta përjashtuar nga gara për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

ditmir-bushati

Ai thotë se me nuhatjen e tij politike, e priste që do të përjashtohej nga Edi Rama.

Sipas Bushatit, në lista për deputetë janë drejtorë që kanë shkaktuar gjakderdhje. financiare në fusha të ndryshme të vendit.

Unë dua të jem shumë i vërtetë në këtë çështje. Nuk kam ardhur këtu për të bërë as hipokritin as qaramanin. Nuk është një çështje që më ka gjetur të papritur. Unë i njoh vetes instinkte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur që do të vinte ky vendim i Edi Ramës për të më përjashtuar mua nga përfaqësimi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Në gjykimin tim, është një vendim i padrejtë dhe një vendim i pa mbështetur në një logjikë normale politike, kur i referohem mënyrës se si unë kam hyrë në politikë, se si kam kontribuar në Partinë Socialiste, qoftë në rezultatet elektorale në dy zgjedhje parlamentare në Tiranë po rezultati më i lartë që nga themelimi i PS-së në Shkodër në vitin 2017. Praninë time në ekzekutiv nuk e kam parë si një shpërblim që ma jep dikush por si detyrë ndaj atdheut.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, qëndrimet e mia pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë brenda atyre pak mbledhjeve brenda PS-së apo brenda radhëve të qeverisë kanë qenë shumë të qarta, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe pse jo brenda radhëve tona, qoftë sa i përket emërimit të bizneseve, pra përqendrimit të pasurisë në një rreth vicioz njerëzish dhe natyrisht demokracisë në parti.

Nuk po kërkohet as tender, as favor. Po unë e kam ambicien, sepse e kam edhe për më lart, unë i ri jam, jetën e kam përpara. Për këtë nuk kam komplekse.

E di çfarë do kisha kompleks unë? Nëse dikush do më akuzonte se kam bëtë pakt me djallin, që ju jap akses njerëzve të dyshimtë, që do të isha peng i këtyre grupimeve, etj. Nëse sot do të kisha një pasuri të pajustifikuar. Nuk është çështje e Ditmirit, ai është një individ. Për Ditmirin merakoset familja, shokët e shoqet e tij.

Familja ime nuk ka konsumuar asnjë para nga buxheti i shtetit me përjashtim të rrogës që kam marrë si deputet dhe Ministër i Jashtëm. Im atë, një komunist, i dha lamtumirën në 1990 dhe nuk u përfshi në politikë si shumë të tjerë që vazhdojnë edhe sot sepse kishte qenë një komunist dhe tha se nuk do të përfshihej më. Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm është një ekzekutor i gjakderdhjes financiare, e kam fjalën për ata drejtorë që për fat të keq janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj”, tha Bushati në “Syri.tv”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *