“Në llogarinë time dhe të 93 deputetëve janë derdhur…”-Berisha kërkesë Kuvendit: Tërhiqni paratë! Nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund të mandatit









Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë publike Kuvendit të Shqipërisë që të mos përfitojë asnjë dietë deri në fund të mandatit si deputet.

-800-0-615495f8317bb

Ai shprehet se lëvizjet jashtë qarkut të Tiranës do i përballojë me të ardhurat e tij. Berisha thekson se sot ka mësuar se në llogarinë e tij është derdhur shuma prej 75250 lekësh për muajin shkurt, duke iu referuar lajmit të publikuar te Gazeta Panorama.

LEXO EDHE: Zbardhen listëpagesat/ Nga telefoni, qiraja dhe pjesëmarrja në komision, sa u “shpërblyen” ligjvënësit. Kush janë deputetët që refuzuan dietat

Deklarata e Sali Berishës

Njoftim! Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.

Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:

1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.

2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.

Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia. Sb

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.