Në luftë me zjarret, autoritetet portugeze njoftojnë gjendjen e jashtëzakonshme, raportohet për 29 të lënduar

ne lufte me zjarret autoritetet portugeze njoftojne gjendjen e jashtezakonshme raportohet per 29 te lenduar
ne lufte me zjarret autoritetet portugeze njoftojne gjendjen e jashtezakonshme raportohet per 29 te lenduar

Autoritetet portugeze njoftuan një ‘gjendje të jashtëzakonshme’ për shkak të zjarreve në vend, ndërsa paktën 29 persona janë raportuar të lënduar.

Zjarret kanë përfshirë jo vetëm Portugalinë veriore por edhe atë qendrore, ku rreth 3,000 zjarrfikës dhe më shumë se 60 avionë po luftojnë për të shuar flakët mes temperaturave përvëluese.

Autoritetet thanë se 12 zjarrfikës dhe 17 civilë kërkuan ndihmë mjekësore për të ndihmuar personat që pësuan lëndime si pasojë e flakëve.

Bashkimi Evropian aktivizoi të dielën programin e tij të ndihmës së flotës ajrore kundër zjarrit që u lejon vendeve anëtare të ndajnë burimet.

Spanja, e cila gjithashtu ka përjetuar zjarre kohët e fundit, u përgjigj shpejt duke mobilizuar dy avionë zjarrfikës për t’i dërguar te fqinji i saj iberik, sipas komisionerit të BE-së për Krizat, Janez Lenarcic.

Portugalia ka vuajtur prej kohësh zjarre të mëdha, dhe nganjëherë tragjike, në pyje.

Në vitin 2017, zjarret që dolën jashtë kontrollit vranë më shumë se 100 njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts