BRITANI E MADHE
Ashtu siç e lajmëroi dhe ditën e djeshme kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë rreth një orë më parë vaksinën AstraZeneca. 56-vjecari ka postuar në TWitter momentin e vaksiminit të shoqëruar dhe me një mesazh falenderimi për të gjithë ata që e bënë të mundur atë.
“Sapo kam marrë dozën time të parë të vaksinës së Oxford AstraZenecan. Faleminderit të gjithë shkencëtarëve të pabesueshëm, stafit të NHS dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë.
Marrja e dozës së vaksinës është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë”-shkruan Boris Johnson.
Kryeministri britanik ka bërë dhe një thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.
“Vaksinohuni! Merrni dozat e vaksinave sa herë që ju kërkohet. Vaksinimi është gjëja më e mirë për ju, për familjen dhe është një gjë e shkëlqyeshme për të gjithë vendin”-ka thënë Boris Johnson.
Johnson, 56 vjeç, përshëndeti mediat pasi bëri injeksionin e tij në St Thomas në Londrën qendrore, i njëjti spital ku ai u shtrua pasi u infektua me Covid Prillin e vitit të kaluar.
I’ve just received my first Oxford/AstraZeneca vaccine dose.
Thank you to all of the incredible scientists, NHS staff and volunteers who helped make this happen.
Getting the jab is the best thing we can do to get back to the lives we miss so much.
Let’s get the jab done. pic.twitter.com/mQCTMAkB8d
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 19, 2021
I’ve just had my first AstraZeneca vaccine.
Get your jab when you’re asked to do so. It’s good for you, it’s good for your family and it’s a great thing for the whole country. pic.twitter.com/pc5tnY9PGK
— Boris Johnson (@BorisJohnson) March 19, 2021
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al