Në mes të luftës, Rusia hap çështje penale ndaj ushtarëve ukrainas: Torturuan trupat tona

Moska ka vendosur të hapë një çështje penale ndaj ushtarëve ukrainas.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Hetues i Rusisë, ndërsa është sqaruar se objekt i hetimit do të jetë tortura e ushtarëve ukrainas ndaj atyre rusë.

Komiteti, i cili ka si qëllim hetimin e krimeve të mëdha, tha se disa ushtarë rusë ishin kapur nga forcat ukrainase në rajonet Zaporizhzhia dhe Mykolaiv dhe ishin mbajtur ilegalisht nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës, raporton The Guardian.

“Rusët iu nënshtruan dhunës fizike dhe torturës për t’i detyruar ata të japin shpjegime të rreme në lidhje me kushtet aktuale të ndalimit të tyre të paligjshëm në ambientet e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, si dhe në operacionin special ushtarak të Rusisë”, thuhet në një deklaratë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *