Ngjarjet e fundit kriminale kanë alarmuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili në një reagim në Facebook thotë se Shqipëria është e destabilizuar nga krimi.
Sipas Salianjit, përballë këtyre ngjarjeve të rënda, qeveria është dorëzuar.
“Shqipëria e destabilizuar nga krimi, në vetem 24 orë, në mes të Tiranës kërcet arma në zonën më elitare, shpërthen tritoli në mes të qytetit, vrasje makabre po në Tiranë, përleshje me thika dhe vrasje në Elbasan!
Vrasjet e tipit mafioz ende të pazbardhura, droga e përhapur më shumë se cimçakizi!
Qeveria e dorëzuar, tanimë ka harruar edhe shoën dhe reagon për turp duke dhunuar gazetaren që raporton nga vendngjarja duke thelluar krimin që po bëjnë nga prepotenca që ju vjen nga paaftësia dhe lidhjet me krimin”, shkruan deputeti i PD.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al