Në momentin dhe vendin e gabuar, grabitësit i fluturon arma nga dora në pak sekonda

18:50 21/10/2021

Këta të rinj zgjodhën padyshim momentin më të gabuar për të grabitur këtë dyqan…

Pamjet, të cilat i përkasin një dyqani në një karburant në Arizona të SHBA, tregojnë momentin kur të maskuar e me armë tre persona shkojnë për të grabitur, por ende pa u futur mirë ata përballen me një veteran të Marinës Amerikane.

Ky i fundit arrin ta neutralizojë grabitësin në fare pak sekonda, duke përdorur vetëm njërën dorë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të së mërkurës, në një dyqan në Chevron.

Pamjet e këtij momenti u publikuan nga zyra e sherifit, që sqaroi po ashtu se klienti e çarmatosi grabitësin dhe e mbajti aty derisa erdhën autoritetet policore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *