“Ne në kafene i bëjmë bizneset, pisllëqet, por shteti s’është kafene”- Flutura Açka flet për politikën dhe humbjen e djalit: Do rri në këmbë sepse kam nevojë ta kujtoj tim bir








Shkrimtarja dhe deputetja e PD, Flutura Açka, në një rrëfim në emisionin “Vila24”, në News 24, foli mbi ditët e saj të para si politikane dhe përvojën personale të përballjes me dhimbjen për humbjen e djalit.

Flutura Acka

Açka ka dhënë një mesazh shumë të fortë dhe prekës për nënat apo prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre, bazuar në eksperiencën e saj të hidhur dhe mënyrës si ajo ka gjetur rrugën për ta konceptuar humbjen e të birit.

“Unë jam njeri e kam artikuluar dhimbjen time, nuk e ka bërë thjesht se jam njeri më afër fjalës dhe kameras por dhe si nevojë për tu cliruar edhe vetë.

Duke qenë njeri i fjalës mund të vendosja të heshtja në një moment përgjithmonë edhe ajo ishte zgjidhje por s’mund t bëja dot në raportet e jetës sime.

Varet nga gjendja emocionale në momenti që e zë kafja e zezë, ka shumë rrethana që të ndikojnë në mënyrën e të sjellurit pas humbjes.

Duke qenë edhe mes dy kulturave ku shihet post jeta, post humbja dhe një respekt ndaj asaj që ke kaluar gjërat perceptohen ndryshe.

Unë kam një respekt të jashtëzakonshëm, jo dhimbjen se dhimbjen e dinë edhe nënat që s’kanë kaluar drama, janë gra të trembura se mendojnë cdo moment fëmijën, frika për fëmijën, shqetësimi është gjëja që lind në momentin që bëhesh nënë, por kur përballesh me një dramë të kësaj natyre ti ke nevojë edhe për një mënyrë të sjelluri edhe ndaj kujtesës.

Unë kam nevojë të jem njeri i freskët, njeri në këmbë që të vazhdoj se mendoj që duke ndenjur në këmbë, duke pirë edhe kafe të zeza përditë më duket sikur ia zgjas të mendoj për tim bir cdo sekondë dhe më duket sikur ia zgjas jetën tim biri.
Unë kështu e kam konceptuar sikur po të vazhdoj unë, vazhdon im bir bashkë me mua.

Ka nëna të tjera që mendojnë se jeta e të birit apo të bijës ka mbaruar aty e ska më dëshirë të vazhdojë. Secili prind ka mënyrën e tyre të të sjellit.

Ti mund ta kthesh edhe në dramë, por sidomos nënat që kanë fëmijë të tjerë kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme.

Unë do isha shumë e lumtur të kisha fëmijë të tjerë se do kisha mundësinë të mendoja për gjëra shumë të bukura. Dramën që ke me një fëimjë s’mund t’ja ngarkosh asnjë fëmije tjetër. Viktima i vetëm është fëmija që ke humbur, rinia e tij.
Nuk e transmetoj dramën time, të shohin tek mua një njeri të përkulur, jo. Unë do të rri në këmbë sepse kam nevojë ta kujtoj tim bir. Kështu e konceptoj unë”. 

Shkrimtarja ka shprehur një mungesë simpatie për kafenë e tepruar, atë me orë të gjata ku të zë dreka apo dhe mund të bëhen biseda nga më të ndryshmet, praktikë që ajo nuk e ka në të përditshmen e vet.

“Ne kafene e kemi bërë politikën, kafene e bëjmë ekonominë, në kafene i zgjidhim hallet, në kafene i bëjmë bizneset, pisllëqet. Por nuk është kafene shteti, shteti është shtet dhe duhet të ulesh me laps, me letër, të punosh e të nxjerrësh ato që të duhen jo në kafene”, tha ajo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *