“Ne nuk kemi thënë asgjë për përdorimin e tyre, Putin vijon sulmet ndaj Perëndimit: Liz Truss ishte çmendur kur foli për armët bërthamore

ne nuk kemi thene asgje per perdorimin e tyre putin vijon sulmet ndaj perendimit liz truss ishte cmendur kur foli per armet berthamore
ne nuk kemi thene asgje per perdorimin e tyre putin vijon sulmet ndaj perendimit liz truss ishte cmendur kur foli per armet berthamore

Në komunikimin e tij nga Moska Vladimir Putin nisi një sulm ndaj ish-kryeministres britanike Liz Truss, duke thënë se ajo duhet të ketë qenë “pak si e çorientuar” me komentet e saj mbi armët bërthamore.

“Unë nuk mendoj se gabohem shumë kur them se vendet perëndimore përpiqen të ushtrojnë presion ndaj të gjitha vendeve të tjera, ata po kërkojnë argumente shtesë për të inkurajuar dhe bindur miqtë tanë dhe shtetet neutrale se ata kanë nevojë që t’i kundërvihen Rusisë së bashku”.

Ai përmendi ish-kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, për të cilën ai tha se ishte “çmendur” kur ajo po fliste për armët bërthamore, teksa deklaroi se Rusia kurrë nuk ka thënë asgjë për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

“Ajo tha se Britania e Madhe është një fuqi bërthamore dhe kryeministrja e ka në mandatin e saj përdorimin e tyre. Truss tha se ishte e përgatitur për ta bërë këtë dhe askush nuk u përgjigj, ndërsa ajo thjesht bëri një marrëzi. A mund t’i thuash këto gjëra publikisht? Edhe sikur të gabonte ajo, dikush duhet ta kishte korrigjuar” u shpreh desporti rus ndërsa akuzoi edhe Uashingtonin zyrtar se mund të ishin shprehur në kundërsthi me ish-kryeministren e Britanisë së Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts