
Situata në aeroporti e Kabulit është e tensionuar.
Nga e diela, atje janë vrarë rreth 12 qytetarë që duan të largohen nga vendi tyre, pas ardhjes në pushtet të talebanëve.
Shkaqet e vdekjes janë disa, që nga shtypja nga turma e deri te të shtënat e armë zjarri të lëshuara nga luftëtarët talebanas.
Aeroporti i Kabulit mbetet nën kontrollin e amerikanëve, por hyrjet dytësore, i ruajnë talebanët.
Edhe SHBA ka konfirmuar se nuk dihet kur do të nisen refugjatët, pasi talebanët e kanë bërë shumë të vështirë evakuimin e qytetarëve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al