‘Në pak vite do të zgjerohet në Ballkan’, strategjia e Moskës për “Shtëpinë e madhe ruse” në dekadat e ardhshme diskutohet në TV nga analistët (VIDEO)

ne pak vite do te zgjerohet ne ballkan strategjia e moskes per shtepine e madhe ruse ne dekadat e ardhshme diskutohet ne tv nga analistet video

Ndikimi rus në Ballkan ka shkaktuar reagime të forta nga ana e ndërkombëtarëve. Reagimi i fundit erdhi nga Italia, ku u shpreh qartë se Europa duhet të ndalojë ndikim rus në Ballkan.

Por duket se Rusia ka një plan për përfshirjen e saj jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por me qëllim shtrirjen e saj edhe në Poloni.

Një video e publikuar në Twitter është bërë virale, pas komenteve dhe strategjisë së diskutuar gjatë një transmetimi live në tv rus “Russia1’. Ky koment është bërë mbrëmjen e të hënës.

Analist rus Nikolai Vivalov gjatë diskutimit, pretendon se gjuha ukrainase është një dialekt rus.

“Ukrainishtja është një dialekt i gjuhës ruse. Gjuha ukrainase nuk ekziston. Ekziston vetëm dialekt ukrainas. Ju duhen dy javë për të studiuar këtë dialekt. Në thelb, pse ka kaq frikë nga ne Perëndimi? Armiku është Përballë Moskës dhe nëse Perëndimi nuk bën asgjë, për 10, 15 apo 20 vjet do ta rikuperojmë të gjithë territorin e humbur.”, tha Vavilov.

  • foto galeri

Dhe se sipas tij në dekadën e ardhshme një plan i njohur si ‘shtëpia e madhe ruse’ do të aplikohet me qëllim përfshirjen e vendeve fqinje dhe se ky plan po ashtu do të përfshijë Ballkanin dhe Poloninë.

“Ne do t’i bashkojmë të gjitha ato kombe që pretendojnë se janë të pavarur në një shtëpi të madhe ruse. Çfarë do të thotë kjo? Në Evropën me 500 milionë banorë do të ketë një kolektiv prej 200 milionë njerëzish rusishtfolës që mund të pretendojnë me qetësi Ballkanin, Poloninë e kështu me radhë. Ka 80 milionë gjermanë, duke përfshirë pakistanezë, turqit dhe arabët. Ka 60 milionë anglezë, duke përfshirë gjithashtu pakistanezët dhe të tjerë. Një komb udhëheqës do të shfaqet në Evropën Lindore. Perëndimi nuk do të jetë në gjendje të bëjë asgjë”, ka thënë ndër të tjera analisti rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts