Në përballje me Putin, Scholz ‘spikati‘ për sigurinë dhe ftohtësinë

21:40 16/02/2022

Kancelari gjerman iu kundërvu Putin disa herë duke shuar zërat e kritikëve për qëndrim të butë

Kancelari gjerman Olaf Scholz është akuzuar për udhëheqje të dobët në krizën e Ukrainës dhe për sjellje të butë ndaj Rusisë. Por në vizitën e tij në Kremlin ai tregoi të kundërtën, madje duke iu kundërvënë Presidentit rus Vladimir Putin.

Ekspertët politikë pyesnin veten se si Scholz-i me sjellje të butë, do të mund të shkelte në “strofkën e luanit”. Por ai gjatë takimit me Putinin përdori strategjinë e dyfishtë të diplomacisë ku nga njëra anë negociojmë, nga ana tjetër kërcënojmë.

Kur Putin kritikoi NATO-n, duke thënë se kishte nisur një luftë në Europë duke bombarduar ish-Jugosllavinë në vitin 1999, Scholz u kundërpërgjigj, duke thënë se kjo ishte bërë për të parandaluar gjenocidin, një referencë për persekutimin e shqiptarëve në Kosovë. Putin u kundërpërgjigj duke akuzuar për gjenocid Ukrainën  ndaj banorëve rusfolës në lindje të vendit fqinj. Në një konferencë për mediat ku ai ishte pa praninë e kreut rus, Scholz tha se përdorimi i fjalës gjenocid nga Putin ishte i gabuar.

Scholz madje u tall me frikën e Putinit për zgjerimin e NATO-s në lindje , duke thënë se kjo madje nuk  është as në axhendë. Ai foli edhe për kohën e tij të  gjatë në politikë duke i kujtuar se Putin nuk do të jetë përgjithmonë në pushtet. Pati dhe nga ata kritikë që thanë se Rusia u favorizua kur Scholz minimizoi mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, por qëndrimi i tij mund të shërbejë për të për ta parë si një nga aktorët kryesorë politikë në Europë.

Klan News





Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.