Në përpjekje për t’u larguar, 7 afganë humbin jetën jashtë aeroportit të Kabulit

09:45 22/08/2021

Shtatë qytetarë afganë kanë humbur jetën jashtë rrethimit të aeroportit të Kabulit për shkak të turmave të mëdha të njerëzve. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Kushtet janë jashtëzakonisht sfiduese, por po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurtë”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë britanike.

Mijëra afganë janë të mbledhur jashtë aeroportit të Kabulit në përpjekje për t’u larguar nga Afganistani pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët.

SHBA dhe shtete të tjera janë duke u përpjekur për të evakuuar qytetarët e tyre dhe kolegët afganë të kualifikuar.

Rreth 4500 trupa ushtarake amerikane po mbajnë përkohësisht kontrollin e aeroportit të Kabulit së bashku me 900 ushtarë britanikë për të garantuar siguri për fluturimet e evakuimit. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *