Në pikën e skrapit fshehur edhe mbi 2 kg drogë, arrestohet 36-vjeçari në Korçë edhe për municion luftarak (Emri)

ne piken e skrapit fshehur edhe mbi 2 kg droge arrestohet 36 vjecari ne korce edhe per municion luftarak emri
ne piken e skrapit fshehur edhe mbi 2 kg droge arrestohet 36 vjecari ne korce edhe per municion luftarak emri

Një sasi prej 2.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak u sekuestruan nga policia gjatë operacionit të koduar “Tempulli” i zhvilluar në Korçë.

Në pranga përfundoi shtetasi, Robert Kurta, 36 vjeç, banues në Korçë, i cili zotëronte një pikë skrapi.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve intensive të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës dhe posedonte sende të kundërligjshme, organizuan punën me qëllim kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Robert Kurta, 36 vjeç, banues në Korçë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lagjen nr. 17, Korçë, në një pikë grumbullimi skrapi të cilën 36-vjeçari e kishte në përdorim, ku gjetën një sasi municioni luftarak, 2 vazo qelqi me sasi të dyshuar lëndë narkotike cannabis sativa dhe disa qese plastike me 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një tjetër sasi municioni luftarak, e cila u sekuestrua, së bashku me provat e tjera materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në afërsi të dy shkollave të mesme, në lagjen nr. 17, Korçë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts