Në prag lufte me Rusinë, Ukraina merr dhuratë nga Lituania raketa kundërajrore

ne prag lufte me rusine ukraina merr dhurate nga lituania raketa kunderajrore
ne prag lufte me rusine ukraina merr dhurate nga lituania raketa kunderajrore

Ukraina ka pranuar të dielën një ngarkesë me sisteme raketore anti-ajrore Stinger dhe municione nga Lituania, tha ministria e mbrojtjes në Kiev.

Sipas mediave të huaja, dy aeroplanë të tjerë dërguan rreth 180 tonë municione nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.
Ukraina kishte marrë deri më tani pothuajse 1,500 ton municione të dorëzuara në 17 fluturime, tha ai në Twitter.

Zyrtarët ushtarakë thonë se Ukraina ka forcuar ndjeshëm forcat e saj të armatosura me ndihmën e aleatëve, duke pajisur ushtrinë, në veçanti, me sisteme antitanke amerikane dhe britanike dhe drone turke.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët vlerësojnë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën në çdo moment.

Por Rusia, e cila ka më shumë se 100,000 trupa të grumbulluara pranë Ukrainës, mohon të ketë ndonjë plan të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts