Në prag të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE në Shkup, Rama takohet me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit

ne prag te samitit te lidereve te ballkanit perendimor me zyrtare te be ne shkup rama takohet me ndihmes sekretarin amerikan te shtetit
ne prag te samitit te lidereve te ballkanit perendimor me zyrtare te be ne shkup rama takohet me ndihmes sekretarin amerikan te shtetit

Kreu i qeverisë, Edi Rama  ka mbërritur në Shkup, ku do të mbahet nesër takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të BE-së, në kuadër të planit për rritje ekonomike te rajonit.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto me ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit James O’Brien, i cili gjithashtu është i pranishëm në darkën që do të mbahet mbrëmjen e sotme mes liderve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE e SHBA.

“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts