“Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens…”/ Gara për kreun e PD- Gjana: Ja pse nuk mund të publikojmë listën e anëtarësisë






Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, komentoi procesin zgjedhor për kreun e ri të partisë, i parashikuar për më 13 qershor.

jemini

Po i afrohemi javës së fundit, janë përmbyll një sërë problematikash. Një pjesë ka patur të bëjë me axhendën e takimeve të kandidatëve, dhe komisioni është i plotësuar me përfaqësues të 4 kandidatëve. Presim të finalizojmë edhe përbërjen e komisioneve. Në mbledhjet e fundit është miratuar fleta e votimit,  numri total dhe i ndarë në degë i anëtarësisë.

75 mijë e 76 anëtarë të PD që janë në sistem dhe sistemi është i mbyllur dhe do hapet në prani të përfaqësuesve të të gjithë kandidatëve për të shkarkuar listat e votimit në datën e përcaktuar. Janë miratuar mbi bazë të numrit, qendrat e votimit për cdo degë të PD. Janë 5 degë që kanë nga dy qendra votimi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Durrësi dhe Kamza. Tirana është e ndarë në 15 degë të PD dhe në asnjë prej tyre nuk ka më shumë se 2500 anëtarë. Është hedhur edhe shorti i renditjes, si do të jetë sekretimi i kësaj flete votimit. Kishim 4 modele, për fletën e votimit. Kemi miratuar të gjithë setin e dokumentacionit që do i duhet strukturave të zgjedhjeve për procesin. Procesverbali i hapjes së votimit, i mbylljes, pra të gjitha formatet tip.” u shpreh Gjana.

Ndërsa foli për numrin e anëtarësisë, Gjana sqaroi edhe arsyet pse nuk vihen në dispozion lista e anëtarësisë së PD.

Kryesorja është cështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik. Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të blikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave.” -tha Gjana ndërsa theksoi se ndryshe nga listat e partive, listat e votuesve nuk tregojnë përkatësi të tilla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *