“Në PS është bashkuar ekipi më i mirë për Champions League”/ Veliaj në Rrogozhinë ironizon Dulen dhe Idrizin

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, thotë se çamët votojnë Partinë Socialiste, ndërsa akuzon kreun  e kësaj partie se negocion për karrigen e pushtetit.

veliaj

Veliaj pretendon se në Partinë Socialistë është bashkuar ekipi me lojtarët më të mirë.

“E patë listën e Partisë Demokratike, të gjithë fosile. Në u veshëm me uniformat tona, uniforma e PS, një ekip i bashkuar me lojtarët më të mirë të të gjitha rrymave për Champions League, ndërkohë na erdhën nga kategoria e tretë secili me unifromën e vet. Partia Republikane dhe Partia Monarkiste, PDIU dhe PPDNj, edhe Dulja edhe Shpëtim Idrizi. Bushi më bëri një vërejtje kur isha këtu herën e fundit.

Një vërejte që unë e pranova që e thashë gabim. Kur thash Partia Çamëve, ai tha nuk është Partia e Çamëve. Ai ka një logo të një kryetari që negocion me grekët si do marrin mandatin e vetë. Çamët janë me Partinë Socialiste si e vetmja parti patriotike e provuar.

Aty kishte të drejtë, ashtu siç besoj fort që të gjithë minoritarët janë shfaqur të tronditur kur panë Dulen në Tiranë. Tirana herën e fundit që kontrollova unë, para se të vija këtu, nuk ishte në kufi. Nuk kishte këtë minoritet dhe unë besoj që të gjithë minoritarët e kanë kuptuar që e gjithë kjo përleshje mes Dules dhe Shpëtim Idrizit bëhet për karrige, për pazar, për të ndarë plaçkë, jo për parime. Po të ishte për parime nuk putheshin me njëri-tjetrin, për një sedilje në kroskodin e Lul Bashës”, u shpreh Veliaj në Rrogozhinë.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *