Në punë vetëm 4 ditë në javë

[embedded content][embedded content]

19:20 16/02/2022

Qeveria belge, gati pr/ligjin që krijon lehtësira për punonjësit

Punëmarrësit belgë do të kenë së shpejti luksin të punojnë 4 ditë në javë. Qeveria belge ka gati paketën e reformave që pritet të miratohet në parlament, pas konsultimeve të gjera mes partive të koaliconit qeverisës me bazë të gjerë.

Projektligji parashikon që punonjësit të punojnë sërish 38 orë në javë. Por atyre mund t’u shtohet një ditë e tretë pushimi, teksa orët mund të kompensohen me ditë pak më të gjata pune. Gjatë 4 ditëve, ata mund të punojnë maksimumi deri në 10 orë, nga deri 8 orë që punojnë aktualisht gjatë 5 ditëve.

U lihet në dorë punonjësve të kërkojnë të punojnë nga 4 ditë në javë. Punëdhënësit janë të detyruar të pranojnë një marrëveshje. Parashikohet po ashtu që pas orarit zyrtar të punës, punonjësit të mos kenë asnjë detyrim dhe as masa ndëshkuese nëse nuk u përgjigjen telefonatave për çështje pune. Nga kjo reformë punonjësve nuk u preket paga aktuale, përkundrazi pritet të kenë të tjera përfitime. Eskperimentimin e 4 ditëve të punës në javë e kanë nisur që vitin e kaluar, firma të ndryshme në Irlandë dhe Spanjë.

Tv Klan




Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.