Në radhë për bukë në Milano

22:53 21/03/2021

Pandemia shton numrin e personave që marrin ndihma ushqimore

Këta qindra italianë qëndrojnë në radhë në Milano për të marrë ndihma ushqimore, bukë dhe ushqime të tjera jetike. Numri i tyre është shtuar në veçanti gjatë këtyre ditëve, kur po ndjehet gjithnjë e më shumë efekti i krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit që ka goditur vendin ashtu si gjithë botën.

Radhët arrijnë në disa dhjetëra metra dhe të kujtojnë ato të viteve ’30 në shumë vende evropiane të prekura nga kriza financiare mes dy luftërave botërore. Qendrat e ndihmave ushqimore janë ngritur nga autoritetet e rajonit të Lombardisë, me kontributin edhe të donatorëve të ndryshëm dhe të vullnetarëve që merren me shpërndarjen.

Drejtuesit e këtyre qendrave thonë se ditët e fundit janë shtuar personat që qëndrojnë me orë të tëra në radhë dhe bien në sy gjithmonë e më shumë moshat e reja duke nisur nga 28-vjeçarët. Qendra të tilla janë hapur edhe në qytete të tjera, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar polemika mes partive politike, që i bëjnë thirrje qeverisë të reagojë.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *