Në radhë për të blerë bukë, bombardimet ruse vrasin 10 persona në Karkiv

ne radhe per te blere buke bombardimet ruse vrasin 10 persona ne karkiv
ne radhe per te blere buke bombardimet ruse vrasin 10 persona ne karkiv

18:01 16/03/2022

Autoritetet në Ukrainë kanë deklaruar se 10 persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e bombardimeve nga forcat ushtarake ruse në veri të Karkivit, qytetit të dytë më të madh në vend.

Në një deklaratë të bërë publike nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, zyrtarët bënë me dije se sulmi ndodhi në orën 10:00 me atë lokale mëngjesin e sotëm. Sipas zyrtarëve, forcat ruse qëlluan mbi njerëzit që qëndronin në radhë për të blerë bukë pranë një dyqani.

Ndërkohë, mediat lokale vendase thanë për BBC, se viktimat mund të jenë qëlluar nga artileria ruse e pozicionuar jashtë qytetit. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e 21-të, teksa katër raundet e bisedimeve të zhvilluara deri më tani, nuk kanë sjellë armëpushim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts