“Në rast të vdekjes sonë, ajo mund ta dinte se kush është”, nëna tregon pse shkroi detaje në shpinën e së bijës 2-vjeçare

11:20 12/04/2022

Teksa po largohej nga Ukraina, një nënë ka skalitur detajet e kontaktit në shpinën e së bijës 2-vjeçare. Sasha Makoviy ka përshkruar për BBC News tmerrin që ka përjetuar në ato momente.

Ajo tregoi se ajo shkroi emrin e Virës së vogël, moshën dhe disa numra telefoni në të, në rast se familja ndahej ose vritej gjatë arratisjes nga Kievi.

“Në rast të vdekjes sonë, ajo mund të gjendej dhe do ta dinte se kush është,” shpjegoi Makoviy.

Për fat të mirë, familja tani ndodhet në Francë ku ndihen të rrethuar me dashuri dhe kujdes.

Pas mbërritjes, e ëma e vajzës 2-vjeçare postoi një foto të shkrimit në shpinë të Vira-s në Instagram dhe imazhi është bërë mjaft viral.

“Ishte dita e parë e luftës dhe ne po përgatisnim gjithçka për të ikur nga Kievi dhe thjesht nuk isha e sigurt nëse ishte e sigurt,” tha Makoviy.

Duke i paketuar gjërat e tyre nën zhurmën e bombave që binin dhe me pak informacion në dispozicion, ajo tha se “nuk ishte e sigurt nëse do të dilnim jashtë shtëpisë tonë dhe do të sulmoheshim nga raketat”.

“Ishte frika ime më e madhe se Vira humbet ose se ne vdesim dhe ajo nuk e merr vesh kurrë se kush është, apo nga cila familje është,” tha Makoviy.

E shqetësuar se vajza mund të mos kishte anëtarë të familjes së mbijetuar, Makoviy shpresonte që të paktën një ditë, Vira do të ishte në gjendje të kontrollonte llogaritë e mediave sociale të nënës së saj për të ditur se si dukej ajo.

“Mendova se ajo mund të gjejë disa informacione nga interneti, ndoshta të gjejë llogarinë time në Instagram dhe ndoshta ajo mund të shohë prindërit e saj,” tha ajo.

Pasi ka arritur më në fund sigurinë në Francë pas një udhëtimi të gjatë përmes Moldavisë, Rumanisë dhe Belgjikës, Makoviy thotë se ajo është “dërrmuar” mendërisht.

Lufta ishte aq traumatike, thotë ajo, sa thjesht të ecësh jashtë është e frikshme, sepse ajo i ngatërron gurët me mina tokësore.

“Vira është mirë. Ajo është shumë e vogël për të kuptuar se çfarë po ndodh. Ajo mund të ndjejë diçka nga unë, por ajo është shumë e vogël për të kuptuar. Jam shumë e lumtur për moshën e saj. Vërtetë e lumtur”, u shpreh ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.