
Në mbyllje të konferencës së tij për media kryedemokratit Lulzim Basha iu kërkua nga gazetarët një urim për kundërshtarët e tij politikë, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, me rastin e festës së Vitit të Ri.
Fillimisht kreu i PD-së e nisi fjalën me një urim për qytetarët shqiptarë duke shprehur bindjen se 2022 do të jetë një vit më i mirë.
Mandej Basha u ndal te kryeministri, duke u shprehur: “Sa për Edi Ramën, në rrafshin personal, pleqëri të mbarë! Në rrafshin politik, mos i ardhtë më kurrë Shqipërisë një njeri si ai”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al