“Në selinë e PD është RENEA”/ Policia e Shtetit reagon ndaj deklaratave të Berishës: Nuk përfshihemi në çështje politike, kryejmë detyrën sipas ligjit









Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës se në selinë e PD ndodhen forcat RENEA dhe Garda.

Policia shpreh keqardhje për përgojimin që i bëhet në debatin e brendshëm të një partie politike. Ajo thotë se nuk përfshihet në një çështje politike dhe dhe se bën detyrën sipas ligjit.

renea berisha policia

Reagim i Policisë së Shtetit

Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.

Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.

Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.

Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.

CFARE THA BERISHA?

“I them Edi Ramës, i bindur të jesh se këtë revolucion as e ndalon as e mposht, por me këto që bën, duke marrë peng Lul bravën, duke ja mbush selinë me gardistë dhe RENEA-n, ata nuk paguhen për të ruajtur Lul bravën, por për të ruajtur rendin dhe qetësin”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *