Në sezonin e kungullit, jo për Halloween. Sekretet e frutit magjik të bukurisë

ne sezonin e kungullit jo per halloween sekretet e frutit magjik te bukurise

Kungujt e Halloween-it mund të përdoren jo vetëm për festën e shtrigave. Këtë sezon, frutin e stinës mudn ta përdorni sidomos për të luftuar rrudhat.

Përfitoni gjatë kësaj kohe që farat dhe pjesën mishtore të brendshme ta mbani dhe ta përdoreni për rutinën e bukurisë. Po, sepse kungulli – hipokalorik, shumë i ushqyeshëm dhe shumë i pasur me antioksidantë e vitamina – është një aleat bukurie.

“Një maskë me kungull për lëkurë që shkëlqen”

1) Zieni pjesën e tultë të kungullit dhe grijeni në frulator.

2) Hidhini një lugë vaji jojoba dhe gjysmë luge kanellë.

3) Përziejini mirë produktet derisa të përfitoni një formë kremoze.

4) Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

5) Shpëlajeni më pas me ujë të rrjedhshëm.

Në qoftë se nuk e dinit, mësojeni! Farat e kungullit janë një minierë natyrale me zink, shumë me rëndësi për lëkurën. Një grusht me fara kungulli në ditë janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar aknet.

Thatësi nuk të duroj dot, lëkura e butë është krenaria ime.

Për lëkurën e thatë betakaroteni është vërtet i çmuar.

1) Përzieni gjysmë tasi pure kungulli me gjysmë tasi vaj kokosi.

2) Aplikojeni gjerësisht në të gjithë trupin dhe bëni masazh.

3) Lëreni për 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm.

Scrub

Edhe farat e kungullit mund të shërbejnë për të përgatitur një scrub delikat. Përzieni pak tul kungulli me vaj ulliri.

Flokë të thatë, kungulli bën mrekulli

1) Copëtoni tulin e kungullit, hidhini një lug mjaltë dhe një lugë vaj argani.

2) Aplikojeni tek flokët e tharë dhe lërini ashtu për 20 minuta.

3) Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm dhe lajini me shampon që përdorni zakonisht.

Edhe thonjtë

Pak pika vaji esencial nga farat e kungullit për t’u thënë lamtumirë thonjve të butë. Masazhoni sipër e poshtë shtratit të thonjve 1-2 herë në ditë për dy muaj dhe do të shikoni rezultatin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts