“Në sfidën me Shqipërinë kuptuam sa e vështirë është kualifikimi në Botëror”, mbrojtësi i Spanjës: Goli i Uzunit? Ishte fati i keq!






Shqipëria humbi në minutat finale të sfidës në miqësoren ndaj Spanjës, me rezultatin 2-1, e cila u zhvillua në Barcelonë. Në prononcimin pas ndeshjes, ka folur mbrojtësi i Barcelonës, Erik Garsia ku analizoi këtë takim për kombëtaren iberike:

ERIK GARSIA

“Kjo ndeshje ishte mirë që ne të kuptojmë se sa e ndërlikuar është kualifikimi direkt për në Botëror. Në pjesën e parë na mungonte ideja për lojën, por në pjesën e dytë ishim më mirë.

Pas 1-1 patëm një reagim shumë të mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur të gjithë së bashku dhe është gjithmonë e rëndësishme të fitojmë.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse trajneri na kishte paralajmëruar për cilësinë e individëve dhe të tyre ku veçohet aftësia për t’u mbrojtur dhe për të shkuar në kundërsulm.

Te goli i Uzunit ishte fati i keq.”, përfundoi Erik Garsia.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.