Në shenjë proteste, turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikës së Shën Pjetrit

ne shenje proteste turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikes se shen pjetrit

ne shenje proteste turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikes se shen pjetrit

18:20 02/06/2023

Një turist në Vatikan u zhvesh dhe vrapoi lakuriq përgjatë altarit në bazilikën e Shën Pjetrit si akt proteste ndaj luftës në Ukrainë.

Një foto e publikuar në internet tregon burrin i cili kishte një shkrim në shpinën e tij që bën thirrje për shpëtimin e fëmijëve ukrainas.

ne shenje proteste turisti zhvishet lakuriq brenda bazilikes se shen pjetrit 1

Rojet ua dorëzuan personin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, policisë italiane si dhe raportohet se kishte gërvishtur veten me thonj.

Nuk dihet nëse ai do të përballet me ligjin. Ngjarja ndodhi përpara se objekti fetar të mbyllej pasdite.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një incident i tillë në bazilikë. Në vitin 2016, 44-vjeçari Luis Carlo u arrestua pasi u zhvesh lakuriq brenda shtëpisë së shenjtë./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts