“Në Shqipëri nuk vijnë mbetjet e Europës”- Rama: Në pranverën e ardhshme kronavirusi do të jetë një kujtim! E kemi fituar betejën në tavolinë dhe mbetet që…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve, të cilët thonë se vaksinat që po vijnë në Shqipëri janë mbetje të Europës.

rama 22233

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se mbetjet nuk ekzistojnë në Europë, në një kohë që bota po kacafytet për vaksinën.

Kryeministri u shpreh i bindur se në pranverën e vitit të ardhshëm kronavirusi do të jetë një kujtim në Shqipëri, pasi sipas tij beteja me COVID është e fituar në tavolinë dhe mbetet që të fitohet në trupin e çdo njeriu.

Rama: Nuk ka vaksina në pazar sot. Dëgjoj edhe ca të tjerë që flasin përçart që këtu po vijnë mbetjet e Europës. Nuk ka mbetje këtu se gjithë bota dhe Europa po kacafytet. Gjermania që është një vend ekselent është i prapambetur në vaksinim për disa arsye, por një nga arsyet se nuk ka.

Luftat që bëjnë me AstraZeneca dhe Pfizer është luftë se kanë bërë kontrata dhe nuk ka prodhim.

Kinezja nuk është në pazar. Kinezen e sjell në Shqipëri, e ka sjellë ky që sheh ti këtu, duke bërë akrobacira që po t’i kujtosh bën një libër më vete. Është sistemi i krijuar nga unë dhe nga kjo qeveri. Vaksinën ne e kemi marrë nga Turqia dhe jo nga Kina.

Të gjithë përfaqësuesit e popullit për bërë detyrën zgjidhen dhe jo për të bërë vezë të kuqe. Unë diktatori sa herë vij në studio luftoj për të drejtën e fjalës. Nuk është se ne e kishim dhe thonim nuk e donim.

Në pranverën e vitit të ardhshëm kronavirusi do të jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë dhe mbetet që ta fitojmë në trupin e çdo njeriu.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *