“Në Shqipëri vota vlen më pak se një dele”- Kim Mehmeti: Atë pak shtet që patëm e rrënuan këta të rilindjes! Burrështetas që duan popuj më të varfër se ne! Më habit si Rama…












Shkrimtari i njohur shqiptar Kim Mehmeti, ka komentuar situatën politike në Shqipëri. Sipas tij, aktualisht burrështetasit po shfrytëzojnë varfërinë e qytetarëve. Sot sipas shkrimtarin e njohur vota e një shqiptari në Shqipëri kushton më pak se një dele.

kim mehmeti edi rama

Po ashtu, Mehmeti kritikoi edhe qëndrimet e kryeministrit Rama, i cili thotë se do ta bëjë Shqipërinë si Dubai. Shkrimtari shtron pyetjen: A do ta shisnin Shqipërinë shqiptarët?

Sipas tij, Shqipëria nuk ia doli të jetë mëmëdheu i shqiptarëve, “në kuptimin e asaj që të jetë një çadër të mbulojë interesin mbarë shqiptar”. Ai thotë më tej se atë pak shtet që patëm e rrënoi Rilinjda.

“Gjatë kohës së socializmit për ne shqiptarët përtej kufirit ishte e padukshme dhe e paprekshme. Tani u bë e dukshme por sërish e paprekshme, sepse Shqipëria nuk ia doli të jetë mëmëdheu i shqiptarëve, në kuptimin e asaj që të jetë një çadër të mbulojë interesin mbarë shqiptar. Sot unë mendoj se dhe atë pak shtet që patëm në Shqipëri e rrënuan këta të rilindjes me në krye piktorin. Ne menduam që Shqipëria do të jetë e mirë për shqiptarët, jo vetëm për burrështetasit e saj. Në Shqipëri nëna e lind fëmijën dhe i vë një emër që mos e identifikojnë që është shqiptar, e përgatisin që në lindje. Më habit ajo se si kryeministri juaj flet për suksese, se si Shqipëria do të bëhet si Dubai, po mund të bëhet. Ka sheikë në botën Arabe që mund ta blejnë të gjithë Shqipërinë, por a do e shisnit ju? Këta burrështetas duan edhe popuj më të varfër se ne. Këta keqpërdorin varfërinë tonë. Një votë kushton 20 euro, një dele 200 euro, pra ne vlejmë më pak se një dele. Prandaj piktori nuk ka frikë nga vota, ai ka para sa të blejë të gjithë votat”, tha Kim Mehmetit në emisionin “Refleksione” në Abc.

Sipas tij shqiptarët ndër vete arritën të shembin barrierat gjeografike por jo ato mendore.

“Ne kemi të kaluar të copëzuar. Ne që jetuam në atë të të kufirit kemi një të bashkuar të ndryshme. Ne atje mendonim se ju jetonit në parajsë, por nuk ishte kështu. Të shkuarën ne nuk mund ta bëjmë. Por edhe sot ne jetojmë të copëzuar. Copëzimi ne filloi të na pëlqejë. Ndoshta shkaku që nuk mundëm ti rrëzojmë kufijtë mendorë. Ne i rrëzuam kufijtë gjeografikë, por jo ato mendorë, pasi krejt ndryshe e mendojmë Shqipërinë shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës”, deklaroi më tej Mehmeti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *