Në Shtator nis doza e tretë e vaksinës në SHBA

19:28 19/08/2021

Autoritetet: Doza përforcuese për ata që janë vaksinua para 8 muajve

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë vendosur për një dozë të tretë përforcuese të vaksinës Covid-19 e cila do të jetë e disponueshme gjerësisht për amerikanët duke filluar nga 20 Shtatori.

Fillimisht doza e tretë u përcaktuara vetëm për kategoritë ve prioritare siç janë stafet shëndetësore, personeli në shtëpitë e të moshuarve si dhe personat me imuniteti të ulët por vendimi ka ndryshuar.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në një deklaratë të fundit thanë se do të ofrojnë një dozë të tretë për amerikanët që morën vaksinimin e tyre fillestar të vaksinave me dy doza Covid-19 të bëra nga Moderna dhe nga Pfizer BioNTech të paktën tetë muaj më parë.

Sipas zyrtarëve amerikanë ata e kanë marrë këtë vendim pas studimeve të ndryshme që tregojnë për zvogëlim të mbrojtjes nga vaksinimet fillestare,  ndërsa infeksionet rriten nga varianti Delta. Në deklaratën e tyre ata shprehin urgjencën e vazhdueshme të vaksinimit të të pavaksinuarve jo vetëm në SHBA dhe në mbarë botën.

Sepse pothuajse të gjitha rastet e sëmundjeve të rënda, shtrimi në spital dhe vdekja vazhdojnë të ndodhin në mesin e atyre që ende nuk janë vaksinuar fare. Ndërkohë që për shkak të këtij Varianti edhe Amerika prej disa javësh po përjeton një rritje të rasteve të reja të të infektuarve por edhe shtrimeve në spital. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vaksinuar mbi 60% të popullsisë, prej të cilëve gjysma e popullsisë i ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-covid, ndërsa 10 % janë vaksinuar vetëm me një dozë.

Ndërsa sipas të dhënave botërore të vaksinimit, rreth 32% e botës janë bërë pjesë e vaksinimit anti-covid , ndërsa imunitet të plotë me dy doza e kane 24% e popullsisë së globit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *