“Në shtëpi gjeta njerëz pa kokë”, rrëfimi dramatik i kameramanit shqiptar që filmoi 7 luftëra: Momenti më i vështirë ishte kur…

Sylejman Kllokoqi është kameramani që ka ndjekur dhe filmuar 7 luftëra të ndryshme dhe një ndër to ka qenë ajo e Kosovës.

Me kamerën e tij si punonjës i agjencisë së njohur “Associated Press”, ai fokusoi masakrën e Reçakut, e cila ndikoi në vendimin e SHBA-së për të sulmuar ish-Jugosllavinë dhe çliruar Kosovën me anë të trupave të NATO-s.

“Reçaku, ndodhet 5 km larg Shtimes, unë isha i vetmi shqiptar. Tentuam të shikojmë por policia nuk na la. Atje ishin punonjësit e policisë të njiheshin si Misioni i Volker. Filmuan disa plumba, ata të OSBE na larguan. Çdo ditë kam qenë aty me fotografin e AP, Visar Kryeziu. Një ditë ikëm në në 5 e gjysmë të mëngjesit. Takuam një njeri dhe na tha se ishin larguar policia nga Reçaku, ishte një tmerr ajo që pamë. Në shtëpinë e parë pamë njeriun pa kokë, njerëzit e kërkonin kokën e tij. Pamë disa shqiptarë që po largoheshin, por kur shkuam në grykë pamë 45 shqiptarët të masakruar. Për fatin tim në sekonda i kam xhiruar pamjet dhe i dërgova menjëherë në AP pasi mbërrita në Prishtinë. Pas këtyre pamjeve filloi procesi për ndërhyrjen e NATO, ishin pamje ekskluzive. Atë kohë ka pasur edhe masakra më shumë se Reçaku, ku nuk i ke nuk i vërteton. Ishin pamje profesionale te AP ishin të besueshëm dhe ishin prova”, tha Kllokoqi.

Më tej, ai shtoi se “jam skalitur, kam qenë në luftëra në Bosnje apo ne vende të tjera, por ishte shumë e rëndë. Kur i xhiron këto pamje ti mendon se je duke ndihmuar popullin tënd dhe njerëzimin”. Momenti më i vështirë për të ka qenë kur i ka vdekur një producent në zonën e luftës në kufirin me Maqedoninë.

“Momenti i vështirë ka qenë kur ka qenë një producent i imi dhe u plagosën tre veta, në Maqedoni, kur ka predha. Lufta gjithmonë është tragjike, çdo lëvizje kur të bësh duhet ta mendosh e të kesh kujdes. Të shkoje nga Prishtina në Prizren kishte 600 pika kontrolli nga serbët, kemi përdorur disa rrena. Edhe që kam pasur lejen e AP për të lëvizur, pasi ngjarjes së kam bërë në thirrën e na rrahën”, tha ai për “Zona Zero”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *