“Ne si LSI s’kemi nevojë as për PD-në dhe as Rilindjen”- Kryemadhi në Vlorë: Kemi bërë koalicion parazgjedhor, por…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte sot në Vlorë, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nga ku dha një mesazh se për çfarë arsye, LSI ka bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike.

Kjo tha Kryemadhi bëhet për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

“Sot unë dua të jap një mesazh, ne si LSI jemi parti politike që është e majtë, e kemi bërë një koalicon parazgjedhor me PD jo se kemi nevojë për PD, nuk kemi nevojë as për rilindasit e Ramës por ne e duam vendin tonë e duke e dashur ne marrim përgjegjësi shumë më të mëdha që kanë të bëjnë jo vetëm me ne por me të ardhmen e të fëmijës që do lindi pas dy muajve, të atyre fëmijëve që sot duan të ikin në kopshte por familjarët s’kanë t’i paguajnë e të ardhmen e qindra mijëra fëmijëve të tjerë që do lindin në të ardhmen”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi ndër të tjera tha se “shanset janë që Vlorë jo vetëm të jetë forcë e parë por drejtuese e gjithë qarqeve në gjithë Shqipërinë”.

Duke folur për drejtuesin e listës së LSI në Vlorë, Luan Ramën, Kryemadhi u shpreh:

“Xhelozitë janë shumë të mëdha për ty, kanë qenë që kur ke qenë i ri në PS.

Jam i bindur se ti ekszison, i shqetëson, i bezdis të gjithë rilindasit që i kanë menduar vlonjatët si njerëz që mashtrohen, koha e allishverisheve në Vlorë ka marrë fund.

Luani s’është nga Vlora por drejton listën e Vlorës për një arsye, se ne duhet të kuptojmë që Shqipëria sic është vend i madh për ndajren e mentaliteteve e lokaliteteve është aq i vogël për të luftar të gjithë bashkë kundër tjetërsimit të identitetit e sovranitetit kombëtar”.

Kryemadhi tha se Rama “e di shumë mirë që ai në Vlorë do humbi e di mirë që në gjithë Shqipërinë ka humbur por do të krijojë alibitë e veta të menaxhojë ato 4 muaj për të mbyllur gjithë letrat e dokumentet.

S’ka Zot që e mbron Ramën, hajdutët e pronave të vlonjatëve në Vlorë, sk’a askush që ta mbrojë, cdo njeri që ka cënuar lirinë, të drejtën e jetën e të gjithë shqiptarëve”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *