“Në Singapor paguajnë 10 mijë euro për hedhjen e çamçakëzit”- Rama paralajmëron ndëshkime të ashpra për ndotësit e mjedisit: Duhen gjoba që të fikin, që t’i mbash mend gjatë!








Kryeministri Edi Rama paralajmëroi rritje të gjobave për të gjithë ata qytetarë në vend të cilët ndotin mjedisin. Gjatë një takimi me kryebashkiakët e qyteteve bregdetarë, Rama kërkoi që në bashkëpunim me ta të hartohet një politikë e re gjobash për të mbrojtur territorin nga ndotësit.

edi rama 5

Kryeministri konsideroi vendosjen e gjobave të larta, pasi sipas tij penalitetet e ulëta nuk japin efekt. Ai mori rastin e Singaporit, ku rritja e gjobave deri në ekstremin e ndëshkimit me 10 mijë euro për hedhjen e një çamçakëzi në tokë, bëri që ky vend të shndërrohej nga vendi më i pistë në botë në atë më të pastërtin.

“Bizneset duhet të paguajnë më shumë për pastrimin, janë nën kosto. Nëse për qytetarët kemi një sens ndjeshmërie të mos i ngarkojmë me taksa dhe tarifa dhe nëse tarifa që paguajnë qytetarët në të gjitha bashkitë e Shqipërisë është më e ulët se kostoja e pastrimit për atë familje, kjo nuk mund të jetë e njëjta gjë për ata që ndotin më shumë. Parimi që kush ndot më shumë duhet të paguaj më shumë duhet të jetë një parim i padiskutueshëm.

Gjobat e ulëta nuk e kryejnë funksionin e tyre, vetëm perpetuojnë problemin. Ndërsa Gjobat e larta janë shumë më efikase. Pasi gjoba nuk është taksë por është ndëshkim. Kush ankohet për gjobë të lartë mjafton për të mos bërë aktin. Mjafton të marrësh shembullin e Singaporit që ishte një nga vendet më të pista të botës dhe që është sot një model dhe të shikosh gjobat nuk i beson dot syve. Të paguash 10 mijë euro për çamçakëzin që hedh në tokë do të thotë shumë.

Edhe faktikisht kur ul kokën atje nuk ka shans të shikosh një bisht cigareje se janë gjoba që të fikin. Këtu natyrisht nuk flasim për ekstreme të tilla, por do të na duhet një politikë e re gjobash, që ta bëjmë së bashku me ju, se ju keni në administrim territorin që ndotet. Por nëse do ndryshojmë gjobat duhet të jenë gjoba, duhet të jenë goditje që t’i mbash mend gjatë, ndryshe nuk e japin efektin e tyre”- tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *