Në skajin më verior të botës/ Brenda burgut famëkeq rus ku vdiq Alexei Navalny

ne skajin me verior te botes brenda burgut famekeq rus ku vdiq alexei navalny
ne skajin me verior te botes brenda burgut famekeq rus ku vdiq alexei navalny

Alexei Navalny, opozitari rus, vdiq në burg më 16 shkurt. Ai po vuante një dënim 19-vjeçar në një burg të sigurisë maksimale në veri të Rrethit Arktik në Yamalo-Nenets të Rusisë. Ky burg, me arsye i quajtur Ujku Polar, ka një reputacion famëkeq.

Aleati i Navalny, Ivan Zhdanov, pasi u zbulua se Navalny ndodhej në këtë burg dhjetorin e kaluar, e quajti atë “një nga kolonitë më veriore dhe më të largëta të burgjeve” në Rusi.

Burgu u themelua në vitin 1961 në vendin e një ish-kampi sovjetik të punës së detyruar, dhe është rreth 2000 kilometra nga Moska. Në kohën kur u zbulua vendndodhja e transferimit të Navalny, ekipi i tij dhe aktivistët e lidhën këtë lëvizje me zgjedhjet presidenciale në mars, të cilat presidenti Vladimir Putin pritet të fitojë sërish, duke e përshkruar atë si një përpjekje për të “izoluar” politikanin e opozitës.

“Kushtet janë mjaft të tmerrshme, është e qartë se ky është ndalim në izolim maksimal. Mendoj se Navalny është dërguar deri më tani pikërisht për të siguruar këtë izolim fizik maksimal të mundshëm, kështu që edhe të shkosh për vizitë do të ishte problem”, thanë mbrojtës i të drejtave të njeriut Igor Kalyapin për Moscow Times. Burgu, i cili quhet edhe IK-3, është i famshëm për faktin se aty strehohej Platon Lebedev, ish-partneri i biznesit të ish-oligarkut të mërguar Mikhail Khodorkovsky.

Lebedev u dënua për evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim në një rast që mbështetësit e tij pretenduan se ishte i motivuar politikisht. “IK-3 ka funksionuar gjithmonë si një koloni për kriminelët e rrezikshëm”, tha gazetari rus Leonid Nikitinsky, i cili vizitoi burgun në vitin 2006, në një artikull për gazetën Novaya Gazeta, duke shtuar se zona ka kushte të vështira atmosferike.

Ivan Vostrikov, ish-koordinatori rajonal i Navalny në Tyumen, i cili gjithashtu vizitoi vendin ku ndodhet burgu, tha se “është pothuajse e pamundur të arratisesh prej andej – nga njëra anë ka qindra kilometra tundra, dhe nga ana tjetër malet e Uraleve Polare”. Pavarësisht izolimit fizik të kolonisë, IK-3 është i lidhur me shërbimin e korrespondencës elektronike Zonatelek, vuri në dukje gazetarja e pavarur ruse Farida Rustamova.

Raportet nga ish të burgosurit dhe ata aktualë të IK-3, përshkruajnë një mjedis veçanërisht të ashpër me kushte të vështira jetese dhe brutalitet fizik dhe psikologjik. Disa të burgosur u ankuan për mungesë të veshjeve dhe nevojave të tjera themelore, raportoi media e pavarur Vyorstka, duke cituar të dhënat e gjykatës.

I dënuari Maxim Bakhvalov, i cili vuajti dënimin në IK-3 nga viti 2017 deri në vitin 2020, pohoi se pas mbërritjes në koloni atij iu dha vetëm një palë çizme dimërore dhe një kostum i konsumuar. Një i burgosur tjetër, Sergei Chesnokov, pohoi se ai shpesh sëmurej pasi rrobat e tij u bënë të papërdorshme dhe autoritetet e burgut nuk arritën të siguronin zëvendësime, shkruan Telegrafi.

I burgosuri Sergei Sheykhin ngriti një padi kundër kolonisë në vitin 2022, duke u ankuar se njësia e tij ishte e mbyllur në një qeli pa dritë natyrale dhe ujë të nxehtë. Zyra e Prokurorit të Qarkut Yamalo-Nenets ka raportuar mospërputhje me ligjet e mbrojtjes së punës, rregulloret e mbrojtjes nga zjarri dhe standardet sanitare në IK-3 të paktën dy herë që nga viti i kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts