Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Benzema fiton “Topin e Artë”. Ja përqindja e votave që ka grumbulluar francezi









Kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, do të jetë “Topi i Artë” i ardhshëm. Kjo nuk ka asnjë diskutim, sipas mediave spanjolle pranë Realit. Suksesi i francezit është vetëm çështje kohe dhe zyrtarizimi, pasi nuk bëhet më fjalë për rivalë.

benzema

Sipas mediave spanjolle, që i referohen revistës “France Football”, organizatore e ceremonisë, sulmuesi 34-vjeçar ka tashmë 85% të votave për të fituar “Topin e Artë”. Askush nuk mund ta barazojë atë pas sukseseve të arritura në La Liga dhe në Ligën e Kampioneve me Realin, ku në të dyja kompeticionet, sulmuesi francez ishte golashënuesi më i mirë me 27 dhe 14 gola përkatësisht.

Benzema bëri histori në 12 muajt e fundit dhe fakt është se brenda pak javësh, mundimi i tij do të shpërblehet në “Théâtre du Châtelet”, ku do të zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit të kaluar. 85% e tifozëve që votuan në sondazhin e organizuar nga “France Football” nuk dyshojnë se Benzema duhet të kurorëzohet si lojtari më i mirë brenda pak javësh në kryeqytetin francez.

Sulmuesi i Realit të Madridit ka qenë vendimtar në sezonin e kaluar me “Los Blancos”, duke udhëhequr klubin drejt suksesit të trefishtë. Ndërkohë, ajo që bie në sy është se Benzema nuk ka ndonjë rival që mund t’i rrezikojë trofeun.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *