Në Spanjë e bëjnë të sigurt: Toni Kros pas një jave bën zyrtar vendimin për të ardhmen

ne spanje e bejne te sigurt toni kros pas nje jave ben zyrtar vendimin per te ardhmen































E ardhmja e Toni Kros do të vendoset pas një jave. Për këtë janë të sigurta mediat spanjolle, të cilat bëjnë të ditur se mesfushori gjerman ka vendosur çfarë do të bëjë pasi të mbyllë këtë edicion, kur përfundon edhe kontrata e tij me Real Madrid.

kros1

Sipas “Cadena Ser”, futbollisti ka vendosur që të qëndrojë te madrilenët, por vendimin do ta bëjë përfundimtar vetëm pasi të mbyllet edhe ndeshja e kthimit ndaj Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Një vendim i pritshëm për lojtarin, i cili do të vazhdojë me kushtet e njëjta ekonomike e financiare, pasi po jep një kontribut shumë të rëndësishëm në radhët e këtij klubi.

Ndërkohë, i njëjti burim, thekson se për Luka Modriç situata është pak më ndryshe. Në klub po mendojnë që t’i ofrojnë lojtarit rinovimin edhe një sezon, por me ulje të pagës financiare dhe me idenë e qartë që do të jetë një zëvendësues luksi dhe do të ketë pak minuta në dispozicion. Pastaj do të jetë në dorën e lojtarit të pranojë apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts