Sipas medias “EL Confidencial”, qeveria e Spanjës do të lejojë Kosovën që të këndojë himnin e saj dhe të shpalosin flamurin në ndeshjet që do të luajnë së bashku më 31 mars për kualifikueset e Botërorit 2022.
Pas skandalit ku Spanja e konsideronte Kosovën si “territor”, dhe reagimit zyrtar nga FFK, si duket qeveria spanjolle ka marrë frenat në dorë duke kërkuar falje për incidentin dhe duke e pritur kombëtaren kosovare komform rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s sepse në raste të tilla mund të ketë dhe penalizime.
Kujtojmë se një situate të ngjashme Spanja po përballet brenda shtetit të saj me pjesën e Katalonjës e cila kërkon të shpallet shtet autonom, dhe ky është një hap i mire në marrëdhëniet midis shtetit spanjoll dhe atij kosovar.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al